Përshtatën lokalin për shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike, arrestohen 2(Emrat)
Donald Tringa dhe Diamant Shkina janë arrestuar në saj të operacionit “Repeat”. 27-vjeçari Tringa kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ndërkohë Shkina i punësuar në mënyrë të paligjshme, si bodyguard, ishte personi që ua shiste lëndën narkotike kokainë, klientëve të lokalit.
Gjatë kontrollit të policisë janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, se një lokal në lagjen nr. 13, ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Repeat”.
Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 27 vjeç dhe D. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. 27-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të kokainës, ndërsa shtetasi D. Sh., i punësuar në kundërshtim me ligjin, bodyguard në këtë lokal, ua shiste këtë lëndë narkotike, klientëve të lokalit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)