Freskia e kanionit të Holtës, turistë të huaj e vendas eksplorojnë natyrën në Gramsh

17 Gusht 2024 | 13:13

Kanioni i Holtës, një nga bukuritë natyrore të Gramshit vijon të jetë pika më e frekuentuar e zonës. Edhe në këto ditë të nxehta janë të shumtë turistët vendas apo të huaj që zgjedhin të kalojnë disa orë mes maleve dhe ujit të akullt që të ofron Kanioni i Holtës.

“Vij nga Republika Çeke, është hera e  parë që vij këtu është shumë bukur. Më pëlqen shumë Shqipëria në tërësi, por edhe kanioni i Holtës. Jemi duke eksploruar disa fshatra në vendin tuaj, një ndër to është edhe Gramshi. Shqipëria ka vende fantastike që ja vlen t’i vizitosh”, thotë një turist.

Kanioni ka një gjatësi rreth 3 km. Vizitorët befasohen dhe mahniten me ngjyrën karakteristike të ujit, shpatet e thepisura 100 – 150 metra, flora dhe fauna që shtrihet përreth. Lumi vende-vende arrin thellësinë deri në 3 metra. Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër.

“Nga Maminasi, erdhëm ne ekskursion, na pëlqen të udhëtojmë, jemi 15 gra edhe erdhëm te kanionet e Holtes. Na pëlqen”, shprehet një tjetër.

Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drurë pishe panje e bredhi, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.

Ajo çfarë natyra servir në këtë zonë i mrekullon vizitorët, por njëherazi janë të mendimit se ka nevojë për më shumë infrastukturë. Gramshi është konsideruar vitet e fundit si një nga befasitë turistike në mbarë vendin për shkak të kanioneve, shpellave, ujëvarave, liqeneve, pyjeve etj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026