Punonjësi i policisë plagosi 45-vjeçarin në Tiranë, Vocaj: Nuk ka dashur ta vrasë
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë një deklaratë për media në lidhje me plagosjen e ndodhur te Komuna e Parisit në Tiranë, ku autor është një efektiv i forcave të policisë, i identifikuar si Erjon Goxhara.
Vocaj tha se efektivi ndodhej jashtë shërbimit në momentin kur qëlloi me disa plumba shtetasin 45-vjeçar, Lorenc Kosta.
Ai shtoi se punonjësi i policisë e ka qëlluar 45-vjeçarin në pjesën e poshtme të trupit duke treguar se nuk ka pasur qëllim vrasjen e tij.
Megjithatë Vocaj shtoi se ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, teksa po vijojnë hetimet.
“E ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit gjë që nuk tregon se ka pasur një dashje për ta vrarë. Megjitahtë do të jenë ekzaminimet mjeko-ligjore që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë dhe fajësisë të këtij autori, tashmë ish-punonjës policie”, tha Vocaj.
Drejtori i Policisë së Tiranës shtoi se ka komunikuar personalisht me autorin, për të cilin tha se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike. Ai tha se përpjekjet për ta bindur të dorëzohet po vijojnë.
“Punonjësi i policisë ka qenë jashtë shërbimit kur ka ndodhur ngjarja. Kam kontaktuar unë drejtpërdrejt me efektivin, është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe jemi duke punuar akoma. Kemi forcat në terren dhe po vijojmë të komunikojmë që të mos kryej një veprim tjetër ndaj vetes”, tha Vocaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk