“Vëllain tim e vranë 4 kriminelë”, motra e Egli Progës mbytet në lot gjatë fjalimit
Jonida Proga motra e të ndjerit Egli Proga i cili u rrah për vdekje 9 ditë më parë në Pogradec tha në protestën e mbajtur në homazh të tij këtë të hënë në Tiranë, se kjo ngjarje nuk mund të kalojë si ngjarje statistikore.
Ajo tha se ngjarja është munduar të manipulohet e se Denis Meçe nuk është autori i vetëm që ka shkaktuar vdekjen e vëllait të saj.
“Ishte 10 gusht, një ditë e shtunë, ku si në këtë orë im vëlla Egli ishte i vdekur në spitalin e Pogradecit pa asnjë shenjë jete. Ai vdiq në rrugë në mes të Pogradecit, vdiq i rrahur i goditur në kokë, në trup, në testikuj nga banditët e qytetit tim. Jo nga një po nga katër banditë. Janë katër jo një individ. Prokuroria, Gjykata, policia duhet ta dëgjojnë mirë, Egli u vra nga katër kriminel. Unë jam juriste nuk mund të akuzojë pabazë.
Ndaj kërkova llogari te prokurorja dhe i thash “Ik nuk do e bësh drejtësinë e tim vëllai” ai u lëndua nga 4 barbarë me emra e mbiemra, njëri u dorëzua ndërsa barbarët e tjerë kanë 9 ditë që pinë raki. A e dini që horri që ka marrë përsipër vrasjen është organizuar që ta marrë përsipër vrasjen që të shpëtojnë të tjerët.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat