Mbytja e jahtit të miliarderëve në Siçili, kërkime me robotë në fund të detit
Ekipet e shpëtimit që po kërkojnë 6 personat e humbur pas mbytjes së jahtit në brigjet e Sicilisë kanë përdorur mjete elektronike të kontrolluara në distancë në operacionet e tyre.
Pasagjerët e humbur mendohet se janë bllokuar në barkun e anijes së tipit “Bajesian”, një super jaht me flamur britanik.
Anija ndodhet në 50 metra thellësi, 10 metra më thellë nga sa mund të zhyten palombarët e certifikuar. Për pasojë, çdo zhytës mund të qëndrojë nën ujë jo më shumë se 12 minuta.
Shërbimet italiane të emergjencave deklaruan se palombarët e saj arritën të gjenin akses brenda mjetit lundrues, por pengoheshin nga hapësirat e ngushta dhe mjetet e zhvendosura.
Zyrtarë të mbrojtjes civile besojnë se kushtet e ujit mund të kenë çuar në një vorbull uji, e ngjashme me një tornado që kalon mbi ujë, për shkak të stuhisë së papritur.
15 persona mbijetuan dhe një trup u gjet i pajetë pranë mbetjeve të jahtit. Viktima është kuzhinieri Recaldo Thomas.
Ndërkohë, mes të humburve janë bosi britanik i teknologjisë, Mike Lynch, e bija 18-veçare, si dhe drejtuesi i “Morgan Stanley”, Jonathan Bloomer.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid