AMA bashkëpunim me TikTok. Krasniqi: Raportoni përmbajtjet e dëmshme

22 Gusht 2024 | 12:39

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një bashkëpunim me platformën TikTok, që synon ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të dëmshme, siç janë videot ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, që përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut etj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, në një postim në rrjetet sociale ku ka sqaruar se në platformën TikTok, është hapur për llogari të Autoritetit, një kanal, në të cilin do të hidhen përmbajtjet e verifikuara nga ekipet e AMA-s, si të dëmshme, për tu ndjekur më pas zyrtarisht nga Platforma për masa të mëtejshme.
Për këtë arsye në webin zyrtar të AMA-s është hapur një dritare e dedikuar, ku mund të raportohen videot e dëmshme, që publiku ndesh gjatë lundrimit në platformën TikTok: https://ama.gov.al/denonco-shkelje-per-tiktok/

Videot e ardhura nga këto raportime do të shqyrtohen nga ekipet e AMA-s, dhe çdo video e konstatuar në shkelje të së drejtës dhe etikës do të raportohet zyrtarisht në Platformë për marrjen e masave të nevojshme.

“Duke filluar nga sot, ju ftoj të raportoni në linkun e dedikuar, në faqen zyrtare të AMA-s, çdo përmbajtje të dëmshme sipas mendimit tuaj, që shfaq apo nxit dhunë, që përmban gjuhë urrejtje, që shkel të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, shkruan Krasniqi. “Çdo përmbajtje që cenon liritë tona duhet ndaluar. Bashkërregullimi është tashmë formula e gjithëpranuar për një treg mediatik të dobishëm për të gjithë, dhe ne mund të bëhemi pjesë aktive e këtij proces”, shkroi Krasniqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026