Gjirokastër| Shërbimi juridik falas, përfitojnë 233 qytetarë me probleme ekonomike

22 Gusht 2024 | 15:15

Për shkak të tarifave ligjore të kushtueshme, por edhe problemeve ekonomike shumë qytetarë në Gjirokastër po i drejtohen Shërbimit Juridik Falas.

Përgjatë këtij viti janë 233 qytetarë që janë asistuar falas për probleme juridike të ndryshme.

Juristja Klaudja Veizi thotë se mes 233 çështjeve gjyqësore kryesojnë kërkesat për njohjen e pensionit të pleqërisë.

“Janë regjistruar rreth 233 çështje të  natyrave të ndryshme por më shumë janë çështje administrative, civile, çështje të pronave, kërkesat drejtuar Kadastrës, njohjen e së drejtës të pensionit të pleqërisë, por nuk kanë munguar edhe çështjet penale, kallzime, kërkesa drejtuar gjykatës, apo Prokurorisë dhe Policisë.”-thotë Veizi.

Pjesa më e madhe e qytetarëve që kërkojnë ndihmën e Shërbimit Juridik Falas i përkasin shtresave sociale me të ardhura të pakta ekonomike,aftësi të kufizuar ,personat e dhunuar, të diskriminuar, etj

” Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ofrojnë shërbim ligjor për kategori të veçanta të qytetarëve siç janë : viktimat e dhunës në familje, të miturit në konflikt me ligjin, personat të cilët janë të diskrimjnuar, që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar apo skemat e mbrojtjes sociale, gjithashtu dhe kategoria me të  ardhura të pamjaftueshme.” –shprehet juristja.

Tashmë të interesuarit mund të pëfitojnë ndihmë juridike falas edhe online nëpërmjet Juristit Digjital

“Ndihma juridike përveçse ofron shërbimin fizik, pra në qendrat e ndihmës juridike në të gjithë vdnfin ka edhe platformën online siç është juristi online ku qytetarët mund të marrin informacion direkt nga platformat elektronike.” –sqaron Veizi.

Në të gjithë territorin e vendit ushtrojnë aktivitetin rreth 20 qendra të Shërbimit Ligjor Falas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026