Berat| Zjarr në fshatin Malinat, digjen 2 ha bimësi e egër dhe 50 rrënjë ullinj
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Malinat në Berat.
Zjarri, që mendohet se ka qënë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me hardhi e pemtari, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Drejt zonës shkuan 20 zjarrëfikës nga Berati, 10 nga Poliçani dhe forca policie. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt fshatit Malinat dhe plantacioneve me pemë frutore dhe ullinj.
Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij të plotë, pasi në zonë ka ende disa vatra aktive tymi që po mbahen nën monitorim.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 2 ha me bimësi të egër dhe rreth 50 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit Fitim Hadaj, banor i fshatit Malinat.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)