Zëdhënësi i qeverisë: Greqia po përballet me 50 % më shumë zjarre se vitin e kaluar
Greqia ka përjetuar 50 për qind më shumë zjarre gjatë kësaj vere sesa më 2023, tha një zëdhënës i Qeverisë greke më 26 gusht.
Pas valës së hershme të të nxehtit dhe dimrit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, stina e verës në Greqi është përshkruar nga një sërë zjarresh që kanë shkatërruar zona në verilindje të Athinës.
“Që nga 1 maji, zjarrfikësit janë përballur me rreth 4.000 zjarre, një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar”, tha për gazetarët zëdhënësi Pavlos Marinakis.
Zjarri më i keq i këtij viti shpërtheu më 11 gusht afër qytetit historik, Maratona, 40 kilometra në verilindje të kryeqytetit grek, Athina.
I nxitur nga erëra të fuqishme, zjarri ka shkatërruar 10.000 hektarë, ka marrë jetën e një gruaje dhe ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Dy javë që nga shpërthimi i zjarrit masiv, opozita po kritikon Qeverinë për mënyrën se si po menaxhon këto fatkeqësi, që shkencëtarët thonë se po bëhen më të këqija nga ndryshimet klimatike, shkruan REL.
Javën e kaluar, kryeministri grek Kyrikakos Mitsotakis, u përball me protesta të banorëve të zemëruar teksa ai vizitoi zonat e prekura nga zjarri.
Kryeministri grek mbrojti shpejtësinë e përgjigjes të autoriteteve, duke u thënë gazetarëve se u deshën vetëm 5 minuta që avionët të angazhoheshin në shuarjen e zjarreve dhe vetëm 2 minuta që të mobilizoheshin më shumë trupa tokësore, falë dronëve vëzhgues.
Shkencëtarët kanë thënë se emetimet e karburanteve fosile po përkeqësojnë gjatësinë, shpeshtësinë dhe intensitetin e valëve të të nxehtit në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq