Modi takon presidentin Biden, fokus i bisedimeve armëpushimi mes Rusisë e Ukrainës

27 Gusht 2024 | 09:55

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden, lidhur me vizitën e tij në Ukrainë.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha se shpreson se ai mbështet qëndrimin e Kievit për t’i dhënë fund pushtimit të nisur nga Rusia.

Modi, i cili “zemëroi” ukrainasit pasi së fundi u takua në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, vizitoi Kievin javën e kaluar dhe i tha presidentit Volodymyr Zelensky, se “asnjë problem nuk duhet të zgjidhet në fushëbetejë”.

Duke e informuar Bidenin për vizitën e tij, gjatë bisedës telefonike Modi “përsëriti qëndrimin e vazhdueshëm të Indisë në favor të dialogut dhe diplomacisë dhe shprehu mbështetjen e plotë për rikthimin e paqes dhe stabilitetit”, tha Ministria e Jashtme e Indisë përmes një njoftimi.

Zelensky ka kërkuar kthimin e të gjitha territoreve që Rusia ka pushtuar që kur ka nisur luftën në shkurt të vitit 2022.

India nuk ka mbështetur në mënyrë eksplicite qëndrimin e Zelenskyt.

Pavarësisht se ka raporte të ngushta me Uashingtonin, India ka refuzuar që t’i bashkohet sanksioneve amerikane kundër Moskës, me të cilën ka raporte historike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026