“Kurti ka marrë një garanci të madhe”, Sinani: Mesazhi i kreut të CIA për Serbinë

27 Gusht 2024 | 19:00

Analisti Arsim Sinani tha në një intervistë për Euronews Albania se kreu i CIA gjatë vizitës në Serbi ja ka bërë të qatë presidentit Aleksandër Vuçiç se nuk mund të pengojë evopianizimin e rajonit ose do ketë pasoja.

Sipas tij, në takimin me shefin e CIA kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë një garanci të madhe lidhur me sovranitetin e shtetit të Kosovës.

“Amerikanët ja kanë bërë të qartë Vuçiç se nuk do të tolerojnë sjelljen e Serbisë në përkrahje të Rusisë,

ndaj Vuçiç është në tërheqje e sipër kohët e fundit. Si ka menduar ai, se do ta tolerojë SHBA të bëjë çfarë të dojë dhe të minojë procesin e evropianizimit të Ballkanit? Mendoj se shefi i CIA solli një mesazh se këtu, ato forca që janë kundër perëndimit nuk do kenë perspektivë dhe mesazhi për Serbinë është i qartë nëse bëni veprime kundër SHBA dhe NATO do përfundoni keq. Mendoj se Kurti ka marrë një garanci të madhe të faktorit SHBA se Kosova do të shtrijë sovranitet e shtetit të vet në këta kufij”, tha Sinani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026