Arrestohet në Memaliaj vrasësi i Edmond Papës, në pranga dhe Adriatik Kalemi

28 Gusht 2024 | 10:40

Reparti special RENEA në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës arrestuan në Memaliaj Edvin alias Andrew Bode, i shpallur në kërkim për vrasjen e binzesmenit Edmond Papa në vitin 2022.

Bode strehohej në banesën e shtetasve Julian Kalemi dhe Adriatik Kalemi, të cilët u vunë gjithashtu në pranga.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar ndaj Edvin Bodes masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit Edmond Papa. Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin Julian Kalemi, 42 vjeç, i cili ka strehuar shtetasin në kërkim.

Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit Adriatik Kalemi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Shtetasi Adriatik Kalemi, 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, bëri me dije policia.

Vrasja e Aleksandër Sadikajt, nipit të Adriatik Kalemit është zanafilla e një sage hakmarrjeje mes fisit Kalemi dhe Papa.

Vetë Adriatik Kalemi i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati ishullin Paksos ku ishte me pushime.

Atentati i dytë ndodhi në momentin që Kalemi po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë, pasi u ndalua për shkak të problemeve që kishte me drejtësinë. Ai u qëllua me thikë nga një i burgosur nga Egjipti.

Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga një makinë në lëvizje vëllait të Adriatik Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

Ndërkohë që në një atentat në korrik të këtij viti, u ekzekutua në një atentat mafioz, babai i Adriatik kalemit, Shyqyri Kalemi si dhe dy persona të pafajshëm në lokalin ku ai po konsumonte kafen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026