I akuzuar për vrasjen e Adrian Pepkolajt, vetëdorëzohet në polici 24-vjeçari

28 Gusht 2024 | 12:10

Shtetasi Saimir Sadiku, 24-vjeç, i akuzuar për vrasjen e Adrian Pepkolajt në fshatin Rraje të Fierzës më datë 11 korrik është vetëdorëzuar këtë të martë në policinë e Tiranës.

Përmes një komunikate për media policia bën me dije se 24-vjeçari është vetëdorëzuar pas kontrollove të shumta dhe negociatave të familjarëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një konflikti në një lokal në fshatin Breg-Lumë, të Tropojës.

Gjatë konfliktit autori qëlloi për vdekje 24-vjeçarin, si dhe plagosi me thikë vëllanë e tij, 32-vjeçarin Valentin Pepkolaj dhe shtetasin Shkelzen Kukaj, 45 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes policia arrestoi 5 shtetas, për përkrahje të autorit të krimit, ndërkohë që arrestimi i tij nuk u bë i mundur.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 40 vjeç, banues në Fierzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, më datë 14.07.2024, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Shtetasi S. S. akuzohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026