Tragjedi në botën e futbollit! Pësoi arrest kardiak në fushë, ndërron jetë mbrojtësi
Bota e futbollit është tronditur nga vdekja në mënyrë tragjike e futbollistit 27-vjeçar Huan Izquierdo, i cili pësoi atak kardiak gjatë duelit Sao Paulo-Nacional. Përballja e luajtur më 23 gusht u ndërpre në momentin kur futbollisti në fjalë shfaqi shqetësime në zemër, duke bërë që ai të transportohej menjëherë në spital, ndërsa deri orët e para të së mërkurës ishte nën kujdesin e mjekëve.
Më pas ishte klubi i Nacional, i cili nëpërmjet një njoftimi të bërë në rrjetet sociale, njoftoi se uruguaiani kishte ndërruar jetë.
“Me dhimbjen dhe hidhërimin më të thellë në zemrat tona, njoftojmë vdekjen e lojtarit tonë të dashur Juan Izquierdo. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të afërmve të tij. I gjithë Nacional është në zi për humbjen e tij. U prefsh në paqe, ju do të jeni me ne përgjithmonë”, shkruhet në reagimin e klubit.
Izquierdo ka nisur karrierën e tij në kampionatin uruguaian, ndërsa ka provuar të luajë dhe në ligën meksikane të futbollit, ku në karrierë numëron mbi 100 ndeshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë