Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut viziton Tiranën, pritet nga Rama e Begaj

28 Gusht 2024 | 13:03

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, të parën e tij pas marrjes së këtij pozicioni.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Mexhiti u prit nga zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar, duke nisur nga presidenti Begaj dhe kryeministri Rama.

Në takimin me kryeministrin Rama, numri dy i qeverisë maqedonase theksoi se u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive dhe vendeve tona, me fokus në rëndësinë e lidhjeve të forta që na bashkojnë si shqiptarë.

Sakaq, në pritjen e rezervuar nga presidenti Begaj mes dy zyrtarëve të lartë u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me vëmendje të veçante nët projektet infrastrukturore si Koridori 8-të, hekurudha Kërçovë-Lin, dhe projekte të tjera të cilat shërbejnë si ura lidhëse jo vetëm infrastrukturore, por edhe vëllazërore mes dy vendeve!

Kjo ishte vizita e parë e Mexhitit në Tiranë pas zgjedhjeve të prillit ku nga Tirana zyrtari kishte më shumë qasje pozitive ndaj partive të boshtit të udhëhequr nga Ali Ahmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026