EMRI| I akuzuar për plagosje dhe vjedhje në Gjermani, ekstradohet 35-vjeçari
Një shtetas i akuzuar për plagosje dhe vjedhje në Gjermani është ekstraduar këtë të enjte nga Shqipëria.
Shtetasi Zeki Oz. akuzohet nga autoritetet gjermane për një ngajrje të ndodhur në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ku rrahu me sende të forta një person si dhe i vodhi atij çantën me sendet personale.
Zeki Oz. u arrestua rreth dy muaj më parë në Pikën Kufitare të Morinës, duke hyrë drejt territorit shqiptar.
“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët e Interpol Ëiesbaden, specialistët e Interpol Tiranës finalizuan procedurën për ekstradimin nga Shqipëria në Gjermani, të shtetasit gjerman, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Z. O., 35 vjeç.
Ai u ndalua në PKK Morinë, rreth 2 muaj më parë, pasi rezultoi se akuzohet nga autoritetet gjermane, për plagosje dhe për vjedhje. Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.
Policia e Shtetit vijon intensivisht bashkëpunimin me homologët, për të kapur dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik