Gjirokastër, përfshihet nga zjarri toka bujqësore në Lazarat

29 Gusht 2024 | 15:33

Një vatër masive zjarri është shfaqur në tokat bujqësore të fshatit Lazarat, Gjirokastër. Flakët mesditën e sotme përfshinë sipërfaqe me barishte duke çliruar një sasi të madhe tymi dhe smogu.

Në vendngjarje mbërritën 2 mjete zjarrfikëse me 5 efektivë dhe një mjet mbështetës. Zjarrfikësit punuan duke hedhur ujë për izolimin e zjarrit deri në shuarjen e plotë të tij.

Organet ligjzbatuese po punojnë për evidentimin e shkaqeve të zjarrit si dhe për të verifikuar kujt i përket kjo pronë si dhe zbatimin e ligjshmërisë për zjarrvënie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026