I druhej një atentati, çfarë u gjet në çantën e dorës së viktimës në Shkodër

30 Gusht 2024 | 14:04

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës mesditën e kësaj të premteje, ku u vra në një atentat me armë zjarri 36-vjeçari Elis Roshkodoli.

36-vjeçari u qëllua me 18 plumba teksa po konsumonte kafe në një lokal në  rrugën “Isuf Sokoli” në lagjen Zdrale të qytetit. Bëhet me dije se në momentin e atentatit, Roshkodoli ishte i vetëm në tavolinë.

Menjëherë pas kryerjes së vrasjes atentatori u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Policia ka ngritur kontrolle në të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e tij dhe personave që e kanë ndihmuar të largohet.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Pasja e armës me fishek në fole ngre dyshime se i riu i trembej një sulmi të mundshëm.

36-vjeçari është një person me precedent të theksuar kriminal. Më datë 22 prill të vitit 2023 ai ka plagosur me thikë pronarin e një lokali në Bukuresht të Rumanisë.

Roshkodoli e ndoqi biznesmenin rumun rrugës kur ai po kthehej në banesë dhe e goditi me mjet prerës në një pritë. Biznesmeni Jean Sasu, u transportua në spital ku mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Gjithashtu 36-vjeçari rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për përfshirje në një grup të rrezikshëm kriminal që merrej me grabitje.

Edhe babai i tij është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Shkodrës gjatë trazirave të vitit 1997.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026