Kurti pret ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Vëngu: Investojmë për sigurinë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu zhvilloi këtë të premte një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u prit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë takimit mes kreut të ekzekutivit të Kosovës dhe ministrit të mbrojtjes Vëngu, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri shqiptar i Mbrojtjes, u shpreh se gjatë kësaj vizite në Kosovë, u vu theksi te rëndësia që ka investimi në mjete dhe kapital njerëzor, si një kontribut për rritjen e sigurisë kolektive.
Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e ministri të mbrojtjes Pirro Vëngu që pas marrjes së detyrës në fund të korrikut.
Vizita vjen edhe në një moment kur klima mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës nuk është në momentet më të mira.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)