Çfarë pritet në shtator? 1 grup i ri parlamentar dhe përgatitja për zgjedhjet
Më 2 shtator rinis punimet Kuvendi, e bashkë me të rinis edhe jeta politike në vend në një sezon të ri që premton të ketë disa zhvillime të forta. Lëvizje priten sërish në kampin opozitar, ku në horizont duket krijimi i një grupi të ri parlamentar nga disa deputetë që janë kundër lidershipit të Berishës në PD, por nuk pajtohen as me Lulzim Bashën.
Me Alibeajn, Açkën apo Dashamir Shehun që shikon si figurat kryesore të këtij formacioni politik në Parlament, pritet të shihet se si dhe kur do të konkretizohet edhe partia e re politike. Një lëvizje e tillë pritet edhe nga Lulzim Basha, i cili pasi humbi gjyqin e PD për vulën dhe siglën zyrtare të saj, prej muajsh ka nisur të vetidentifikohet si kreu i demokratëve euroatlantikë.
Por nuk është vetëm kjo, pasi në këtë vjeshtë grupi më i madh opozitar i drejtuar Gazment Bardhi synon të çojë përpara disa aksione, duke nisur nga kërkesa për t’i hequr mandatet dy deputetëve socialist Olta Xhaçka dhe Vullnet Sinaj, por edhe interpelancat për transportin e mbetjeve dhe temat e tjera për të cilat vazhdimisht ka ngritur akuza ndaj zyrtarëve të PS-së.
Por përtej fraksioneve të shumta të opozitës, rinisja e Kuvendit do bëhet nga një kryetare e re e Kuvendit, siç është Elisa Spiropali, e cila u ul në karrigen e kryeparlamentares në fund të korrikut, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Për më tepër mazhoranca gjithashtu e ka ndryshuar përfaqësimin dhe drejtimin e saj parlamentar, duke ia besuar grupin Niko Peleshit dhe në marrëdhëniet e qeverisë me Kuvendin do të jetë Taulant Balla, ndërsa Bledi Çuçi do të jetë zv.kryetar i Kuvendit.
Përveç betejës në parlament, në këta muaj të vjeshtës, partitë politike ndezin motorët elektoralë për fushatën e pranverës 2025, duke caktuar fillimisht drejtuesit politik dhe më pas nisin diskutimet për kandidatët për deputetë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush