Rama në Forumin e Bledit: Putini e bëri BE të kuptonte se jeton në një botë paralele
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni tha se situata e krijuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës ka kontribuar në ndryshimin e perceptimit të BE-së ndaj zgjerimit.
“Ka diçka që e them që ditën e parë sa i përket zgjerimit; është Vladimir Putini, ishte puna e zellshme e Vladimir Putinit që të pushtonte një vend për të ndihmuar BE të kuptojë se jeton në një botë paralele”, tha Rama.
Rama vlerësoi angazhimin e BE dhe atë personal të kryetares së Komisonit Evropian Ursula Von der Leyen për një treg të përbashkët evropian, që siç tha po shkon në rrugën e duhur.
“Këto botë paralele po pranëvendosen dhe ajo që Ursula tha është inkurajuese, sepse 1 vit më parë ajo premtoi planin e ri të rritjes, që tashmë është vënë në rrugën e duhur dhe jemi shpresëplotë se edhe më shumë gjëra do të ndodhin”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura