Ndryshon planvendosja e deputetëve; Basha s’do jetë më i ulur pranë Bardhit

2 Shtator 2024 | 17:33

Planvendosja e deputetëve në sallën e seancave plenare ka ndryshuar me nisjen e sesionit të ri këtë fillimshtatori.

Lulzim Basha nuk do jetë më i ulur mes Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, por përkrah Pampurit dhe Jakupllarit.

Përkrah Gazment Bardhit do jetë Bledion Nallbati.

Këtë të hënë startoi sesioni i ri parlamentar, ku fjalën hapëse  nga foltorja e ka marrë Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Spiropali i bërë thirrje kolegëve të saj të respektohen parimet etike të seancave plenare, si shenjë respekti për votëbesimin e qytetarëve.

“Unë besoj se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë, duke nisur nga rikonsiderimi i armiqësisë së vjetër dhe ndryshimi në konceptimin e asaj që quhet një lloj marrëveshje, do të sillte një vlerë të shtuar për këtë parlament”, – tha Spiropali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026