Mbahet mbledhja e parë e Grupit të PS për sesionin e ri, drejtohet nga Niko Peleshi
Mëngjesin e ditës së sotme është mbajtur një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Sipas burimeve për Euronews Albania bëhet me dije se mbledhja zgjati vetëm 30 minuta dhe ishte e para për sesionin e ri parlamentar.
Kjo mbledhje u drejtua nga Niko Peleshi si kryetar i ri i Grupit të PS-së, i cili zëvendësoi Bledi Çuçin në këtë post.
Mësohet se fokusi i mbledhjes ka qenë tek rritja e komunikimit publik të deputetëve, duke përfshirë komunikimet në rrjetet sociale dhe daljet në media.
Për këtë në ditët në vijim është menduar që të zhvillohet një retreat me grupin parlamentar të PS me fokus tek komunikimi publik.
Po ashtu, kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali dhe ministri i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, taulant balla kanë kërkuar prezencë të deputetëve dhe ministrave në seancë plenare dhe komisionet parlamentare.
Burime bëjnë me dije se kryetarja e kuvendit ka kërkuar që ministrat të jenë prezent dhe të mos mungojnë kur diskutohet një projektligj që mbulon fushën e tyre.
Mbledhja vjen një ditë pas mbledhjes së Qeverisë në Dajt, ku u diskutua mbi vijimin e punës në këtë sesion të ri dhe për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se në datën 8 shtator kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e Asamblesë së PS në Durrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”