Mandati i Xhaçkës, PS bie dakord me PD: Të shqyrtohet në seancën më të afërt plenare

27 Gusht 2024 | 11:41

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka deklaruar këtë të martë në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit se projekt-vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, do duhet të kalojë për shqyrtim në seancën e ardhshme plenare.

Duke ju referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetja bëri të ditur se Partia Socialiste është tërhequr nga kërkimi i opinionit në Komisionin e Venecias, duke ja lënë kështu vendimin senacës së ardhsme plenare.

“Ky këshill duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit t’a përfshijë këtë projekt-vendim në rendin e seancës më të afërt. Në lidhje me ktë çështje ne mendojmë që arsytemi i vendimit është vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.Nuk është vënë ndonjëherë në diskutim kuy vendim. Thënë këtë, sa i takon konkluzioni, propozimi ynë është që projekt-vendimi i Gjykatës Kushtetuese ti kalohet seancës plenare më të afërt në Kuvend.” –deklaroi Bushka.

Kështu, sipas deklaratës së deputetes, në seancën që hap sesionin e ri parlamentar, atë të datës 12 shtator, pasi data 5 do të jetë pushim, pritet të diskutohet vendimi për mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026