Mitaj firmos kontratën e majme, mbrojtësi kuqezi akord në Arabinë Saudite

3 Shtator 2024 | 13:21

Performancat e jashtëzakonshme me kombëtaren shqiptare e më pas me Lokomotivën e Moskës kanë bërë që Mario Mitaj të jetë në qendër të merkatos së futbollistëve shqiptarë, e madje me një rritje të ndjeshme të kartonit të tij. Anësori mëngjarash ka hedhur një tjetër hap në karrierën e tij, duke zgjedhur të huazohet për 1 vit në Saudi Pro League, e konkretisht tek Al Ittihad. Një lëvizje që i kënaq të 3, lojtarin, klubin arab dhe rusët të cilët përfitojnë 1.2 milionë euro. Paga e 21-vjecarit për qëndrimin atje përllogaritet 3 milionë euro.

Klubi arab ka kryer disa lëvizje në këtë merkato verore, teksa eksperienca e mbrojtësit kuqezi pritet të jetë pozitive, pasi do të luajë përkrah emrave si Benzema apo Kante.

Interes për Mitajn shfaqën disa skuadra kryesisht nga Serie A mes tyre edhe Lazio, ndërsa më herët u përfol për Juventusin. Karrierën e ka nisur tek Aek i Athinës, nga moshat për të kaluar në ekipin e parë e më pas në Rusi aty ku numëron afro 40 ndeshje.

Sa i përket situatës së tij te kombëtarja shqiptare, Mitaj u kthye ndër lojtarët kyç, duke u cilësuar një titullar i padiskutueshëm nga ana e teknikut Sylvinho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026