Protesta dhe qeveri teknike, plani i opozitës për vjeshtën dhe kushtet për zgjedhjet

3 Shtator 2024 | 15:23

7 muajt e fundit para se të shkohet drejt zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2025, duket se do ta gjejnë opozitën dhe Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha me maksimizim të forcave dhe energjive të saj.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se në dy mbledhjet e dy forumeve të larta të partisë gjatë kësaj jave do të vendoset për aksionin gjatë muajve të vjeshtës, por edhe përgatitjen për ekipin që do të garojë në zgjedhjet e pranverës së ardhshme.

Kryesia e partisë të mërkurën dhe Këshilli Kombëtar të premten do të vendosin fillimisht për drejtuesit politikë të partisë në të gjitha zonat e vendit.

Edhe pse një pjesë e qarqeve tashmë e kanë drejtuesin e tyre politik, janë disa qarqe ku vendimmarrja e nesërme pritet t’i japë fund dilemave.

Një pjesë shumë e rëndësishme e aksionit opozitar në 4 muajt e ardhshëm do të jenë edhe protestat. Në diskutimet e deritanishme ka disa variante për format e protestave, duke nisur që nga tubimet radikale në disa pika kyçe me qëllim për të paralizuar jetën normale të vendit, por edhe protesta të qëndrueshme dhe të shtrira në kohë përballë Kryeministrisë.

Qëllimi final dhe kërkesa e protestave do të jetë qeveria teknike dhe garantimi i zgjedhjeve të lira.

Paralelisht me këtë, burime bëjnë me dije se nuk do të ndërpritet aksioni opozitar as në Kuvend, ku do të insistohet me kërkesa për interpelanca dhe komisione hetimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026