Arti i rrugës në Gjirokastër, i preferuar nga turistët e huaj që vizitojnë qytetin
Artet e aplikuara dhe në veçanti pikturat e rrugës përgjatë kësaj vere kanë tërhequr interesimin e turistëve që vizitojnë Gjirokastrën. Krahas mjeshtërive tradicionale arti i rrugës ofron punime tërheqëse për turistët të cilët i preferojnë si suvenire në përfundim të vizitës në qytetin e gurtë.
“Piktura gjithmonë është pjesë e qytetit tonë sepse po të shikosh edhe pamjen e qytetit është gjithmonë piktoreske, por ky art si hera e parë për mua është vlerësuar shumë dhe nga turistët vendas dhe të huaj, dhe nga banorët e qytetit, është bërë një bashkëpunim i mirë midis nesh dhe tyre, japin dhe idetë e tyre, këshillat”.
Veçanërisht turistët e huaj i shikojnë me interes këto lloj punimesh të cilat lënë mbresa artistike të veçanta për ta
“Dje më ndodhi diçka e këndshme por dhe e lezetshme për mua, ishte një turiste turke dhe pse nuk bleu asgjë këtu thjesht shkoi në një pastiçeri dhe më solli një ëmbëlsirë dhe ishte diçka e veçantë për mua sepse nuk më kishte ndodhur diçka e tillë më vlerësoi si njeri por edhe si artiste në fund të fundit”, Joana Labi, artiste.
Mbështetja e artit të rrugës në qytete turistike si Gjirokastra do ta bënte më të këndshëm qëndrimin e turistëve duke prezantuar për ta edhe vlerat artistike
“Do të ishte diçka e mirë që përveç gurit dhe drurit të ishte dhe ky lloj arti i rrugës sepse do ti jepte edhe një vlerë më të bukur pazarit karakteristik, qytetit por edhe njerëzit do të ishin më të interesuar”,- Joana Labi, artiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit