“Atentati në Don Bosko i mirorganizuar”, Ferhati: Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

3 Shtator 2024 | 21:03

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se, atentati me dy të plagosur i ndodhur pasditen e së martës në zonën e Don Boskos ishte i mirëorganizuar.

Kjo sipas tij është konstatuar nga elementët e parë në vendngjarje; infrastruktura e përdorur nga autorët tregon se është një atentat i mirorganizuar ku janë investuar jo vetëm njerëz por edhe infrastrukturë logjistike.

“Këtu i referohem një automjeti që dyshohet se është i modifikuar, qoftë shasia, targa e dubluar. Autorët, ajo që ju ka bërë përshtypje grupit hetimor, është koha dhe vendi i zgjedhur për atentatit, që solli për pasojë edhe plagosje e një personi që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, siç është 22-vjeçari, pasi të gjitha dyshimet e grupit hetimor thonë se shënjestra e atentatit ka qenë 45-vjeçari Kastriot Elezaj, i cili ka pasur precedentë penalë në shteti italian. Autorët rezulton që si për të hyrë në Tiranë edhe për të dalë kanë përdorur disa rrugë që nuk janë të monitoruara nga kamera, si nga bashkia ashtu edhe policia. Kanë pasur informacion, kanë zgjedhur rrugicat e Paskuqanit, kanë pasur një armë të gjatë kallashnikov që nuk është përdorur, pasi kanë përdoru një pistoletë me të cilën kanë qëlluar 7 herë. Ngjarja ka krijuar panik te qytetarët, por nuk është rrezikuar jeta e tyre pasi autori është përqendruar te shenjestra. Dyshohet se ngjarja gjenezën e konfliktit e ka jashtë vendit”, tha gazetari Ferhati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026