Prençi tregon rajonin më të rrezikshëm në vend: Ja ku ka më shumë atentate e vrasje

3 Shtator 2024 | 21:52

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se rajoni më i rrezikshëm i Shqipërisë është trekëndëshi Tiranë-Rinas-Fushë Krujë.

Ai tha se ndonëse kjo zonë i ka kaluar në varësi të  policisë së Tiranës sërish ngjarjet kriminale kane qenë njësoj. Sipas Prençit çdo vit ka nga 2 deri në 3 deri në 4 atentate në aksin nga Fushë-Krujë, deri në zonën e Don Boskos.

“Unë do ndalem në dy probleme, po të analizojmë një rajon që është më i rrezikshmi në Shqipëri, trekëndëshi Tiranë-Rinas-Fushë Krujë. Ky rajon ka vrasës me pagesë, strehë të botës së krimit, organizator dhe krerë të grupeve kriminale.

Kjo trysni ka detyruar policinë e shtetit që komisariati i policisë së Krujës të mos jetë më në varësi të drejtorisë së policisë së Durrësit, por të kalojë në varësi të Tiranës. Çuditërisht kemi që nga viti 2017, janë grabitur tre herë para në Rinës. Kemi çdo vit nga 2 deri në 3 deri në 4 atentate në aksin nga Fushë-Krujë, deri në zonën e Don Boskos.  Zona me problematikat më të mëdha dalin më shumë se në gjithë Tiranën bashkë në Don Bosko.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë

Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së kësaj të shtune në Tiranë, kanë vendosur që ta kalojnë natën në sheshin para...
21:35 | 20/06/2026

Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë në qendër të Tiranës në kuadër të protestës së 21-të qytetare, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë...
20:56 | 20/06/2026

Aktivisti Arben Kola flet nga protesta: Qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë

Protestës së kësaj të shtune, e cila ka hyrë në ditën e saj të 21-të, i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur ndjeshëm...
20:30 | 20/06/2026