“Po nxit pakënaqësi”- NYT artikull për Sazanin, Rama: Projekti na bën krenarë

4 Shtator 2024 | 11:21

Media prestigjoze “The New York Times” i ka kushtuar një artikull projektit të dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, Jared Kushner në ishullin e Sazanit.

Sipas NYT projekti ka ngjallur debat për shkak të hipotezave se Kushner ka mundur t’a përfitojë këtë investim në tokën shqiptare për shkak të marrdhënies së tij me Trump.

“Dy projekte luksoze të pasurive të paluajtshme në Shqipëri të propozuara nga dhëndri i ish-presidentit Donald J. Trump po nxisin tensione të vazhdueshme në atë vend, me familjen Trump që përballet me akuza se toka që ajo shpreson të zhvillojë është përfituar në mënyrë të parregullt.

Mosmarrëveshjet lidhen me investimet me vlerë 1 miliard dollarë që Ivanka Trump, vajza më e madhe e ish-presidentit dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po ndjekin në Shqipëri përgjatë bregdetit të këtij kombi të Evropës Jugore”, shkruan NYT.

Në artikull përmendet dhe shqiptaro-amerikania Evi Kokalari, e cila pohon se familja Trump po merr favore të veçanta nga qeveria Rama. Sipas saj zhvillimi i këtij projekti do të forconte lidhjet e shefit të qeverisë shqiptare me familjen Trump dhe do të bënte që SHBA-të ta kishin të vështirë të merrnin masa ndaj qeverisë Rama nëse Donald Trump do të rizgjidhej president.

“Zonja Kokalari-Angelakis dikur ishte një mbështetëse e zotit Trump, duke kontribuar në fushatën e tij të rizgjedhjes në vitin 2020 dhe madje duke luajtur një rol në kundërshtimin e rezultatit të atyre zgjedhjeve. Tani, megjithatë, ajo tha se besonte se Trump-ët kishin marrë favore të veçanta nga qeveria e zotit Rama”, shkruan NYT.

“SHBA do ta kishte të vështirë të merrte masa kundër qeverisë së Ramës, ndërkohë që ai është në partneritet me Jared dhe Ivanka”, tha Kokalari për NYT.

Por këtyre pretendimeve i përgjigjet zëdhënësi i kryeministrit Rama përmes një deklarate me shkrim për median amerikane.

Në deklaratën e tij ai ka kundërshtuar çdo hipotezë se qeveria shqiptare po ndërmerrte në dobi të Kushner për shkak të marrdhënies së tij me ish-presidentin Trump.

“Fakti që një sipërmarrës kaq i njohur amerikan tregon interesin e tij për të investuar në Shqipëri, na bën shumë krenarë dhe të lumtur”, thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të kryeministrit Rama. “Ajo tregon në një nivel tjetër për SHBA-në dhe botën se ka një yll të ri në rritje në botën e bukur mesdhetare të turizmit të quajtur Shqipëri”.

New York Times shkruan se projektet në Sazan në parim nuk sponsorizohen nga Organizata Trump, apo kompania e pasurive të paluajtshme pjesërisht në pronësi të drejtpërdrejtë të Trump dhe nuk do të mbajnë emrin apo markën “Trump”.

Kushner, i cili shërbeu si këshilltar i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, krijoi kompaninë e tij të investimeve, Affinity Partners, e mbështetur kryesisht me financime nga qeveria e Arabisë Saudite, për të bërë marrëveshje në vende në mbarë botën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026