“Ishte e rrezikshme”, flet dëshmitari i zjarrit në Elbasan: 30 punëtorë në fabrikë

4 Shtator 2024 | 16:36

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një fabrikë të plastikës brenda ambienteve të ish-Metalurgjikut në Elbasan këtë të mërkurë. Zjarri ka marrë përmasa të frikshme duke vënë në rrezik e punonjësve të kësaj fabrike.

Një dëshmitar i ngjarjes, punonjës i një fabrike tjetër pranë asaj të përfshirë nga flakët tha në një komunikim për mediat se situata ka qenë shumë e rrezikshme për jetën e 25-30 punonjësve të fabrikës që prodhonte arka dhe tuba plastikë.

“Ishte një situatë tej mase e rrezikshme, qoftë për punëtorët e fabrikës qoftë për personelin që ka punuar me forcat e veta për të shuar flakët para se të vinte zjarrfikësja, kemi hapur tubat e zjarrfikëses në fabrikë. Për momentin zjarri është vënë nën kontroll por ka qenë tej mase e rrezikshme. Fabrika prodhon arka plastike dhe tuba për kalimin e ujit, po plastike. Shkaku i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike nga tensioni i lartë që ka ardhur nga KESH me një rrymë prej 285 volt, jo si normalja që vjen 240. Nuk ka pasur të dëmtuar, as të lënduar. Në fabrikë gjenden rreth 25-30 punëtorë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026