Prokuroria në Kosovë ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime lufte
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99.
Prokuroria e ngarkon të dyshuarin Sh.L, me kombësi gorane, me kryerjen e krimeve, si vrasje dhe torturë “në bashkëkryerje me persona të tjerë” në rajonin e Prizren në jug të Kosovës.
“I pandehuri, në cilësinë e policit të Stacionit Policor në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në komunat Suharekë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.
Prokuroria tha se hetimet kanë gjetur se viktimat ishin arrestuar nga policia e atëhershme serbe dhe ishin dërguar në stacionin policor në Prizren, ku ishin marrë në pyetje nga i dyshuari.
Ai dyshohet për “torturim dhe trajtim çnjerëzor” të disa të burgosurve shqiptarë derisa i kishte marrë në pyetje në stacionin policor.
“Si rezultate i torturave i ndjeri R. J. ka vdekur kurse dhjetë (10) civile të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasoja psikike”, tha Prokuroria.
I dyshuari është duke u mbajtur në paraburgim në pritje të gjykimit, tha prokuroria.
Kjo është aktakuza e tretë e ngritur brenda tri ditëve për krime lufte në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë