SHBA akuzon mediat ruse se po ndikojnë zgjedhjet, ministrja ruse: Do kenë përgjigje
Rusia ka deklaruar se do të ndërmarrë masa ndaj mediave amerikane, kjo pasi Shtete e Bashkuara kanë akuzuzar mediat ruse për ndikim e tyre në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Një ditë më herët, SHBA-ja ngriti akuza për pastrim parash ndaj dy punonjësve të RT-së për atë që zyrtarët thanë se ishte një skemë për të punësuar një kompani amerikane që të prodhojë përmbajtje online për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2024.
SHBA-ja, po ashtu, njoftoi për veprime që shënjestrojnë median “Russia Today”, përfshirë kryeredaktoren Margarita Simonyan.
Zyrtarët amerikanë thanë se qëllimi i Rusisë është të krijojë përçarje politike në SHBA dhe të dobësojë mbështetjen e publikut amerikan për ndihmën për Ukrainën, e cila po përballet me luftën e nisur nga Rusia.
“Kur autoritetet ndërmarrin veprime të tilla primitive për të ndikuar te votuesit e tyre, kjo paraqet rënie të ‘demokracive liberale’”, tha zëdhënësja e Ministrja e Punëve të Jashtme ruse përmes një deklarate.
“Do të ketë përgjigje”, shtoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve