Partitë ndezin motorët, PD prezanton 12 drejtuesit politikë, PS mbledh asamblenë

5 Shtator 2024 | 17:23

Kur na ndajnë afro 8 muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, partitë politike janë angazhuar për të nisur më herët fushatën elektorale.

Për këtë, një ditë më parë Partia Demokratike prezantoi 12 drejtuesit politik në qarqe ndërsa Partia Socialiste do të mbledh të dielën asamblenë ku do të zgjidhet kryesia e re, sekretariati si edhe pritet ndryshim i drejtuesve politik në qarqe.

Me nisjen e shtatorit, partitë politike kanë ndezur motorët për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Pas Partisë Demokratike e cila një ditë më parë prezantoi në mbledhjen e kryesisë 12 drejtuesit politik të qarqeve, tanimë është radha e socialistëve për të vendosur ekipin politik që do të jetë në frontin e parë të fushatës.

Për këtë, të dielën e 8 shtatorit në Durrës do të mbahet asambleja e partisë socialiste. Kjo është mbledhja e parë pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj nga kongresi i 28 korrikut. Në këtë mbledhje do të zgjidhet kryesia e partisë por edhe sekretariati.

Me rëndësi do të jetë edhe fjala e kryesocialistit Rama dhe ndryshimeve të mundshme që pritet të prezantojë për drejtuesit politik në qarqe.

Afro 8 muaj përpara betejës elektorale të pranverës së vitit të ardhshme, Edi Rama pritet të rinovojë skuadrën politike e cila do të drejtojë fushatën elektorale në 12 qarqe të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026