Shpërndanin kanabis te Parku i Liqenit, arrestohen të rinjtë në Tiranë
Dy të rinj të moshës 27 dhe 20 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi u ndaluan në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike kanabis sativa.
Të rinjtë u arrestuan nga policia në zonën e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, pas informacioneve të marra në rrugë operative për përfshirjen në aktivitetin kriminal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe shuma parash të përfituara nga shitja e saj.
Materialet procedurale në ngarkim të dy të rinjve i kaluan Prokurorisë.
“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit M. O., 27 vjeç, dhe K. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 1, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin M. O., të cilit gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto doza i kishte siguruar nga shtetasi K. S. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi K. S., pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e shiste atë në zonën e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës”, thueht mes të tjerash në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë