“Humbës kronikë”, Rama: PD nuk do marrë më shumë mandate se në ‘97

8 Shtator 2024 | 11:50

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asambleë e PS që u mbajt në Durrës e cilësoi opozitën një humbëse kronike.

Sipas tij, në zgjedhjet e përgjithshme PD nuk do të marrë më shumë mandate se cfarë mori në vitin 1997.

“Disa thonë se vendi është sot më keq se ishte para disa vitesh, por ka vetëm një gjë që është më keq sot, se para 11 vitesh ajo është PD e Shqipërisë. Unë nuk shoh filxhan, por ne dimë që të lexojmë mendjen e popullit jo vetëm se kemi patronazhistët, por sepse kemi tani një strukturë shkencore të kolauduar që bën anketimet e përmuajshme të opinioneve të njerëzve. Në zgjedhjet e ardhme, PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997, mbajeni shënim”, tha Rama.

Rama komentoi skuadrën e drejtuesve politikë të PD në qarqe të cilët i cilësoi humbës kronikë.

“Besoj e patë. E ma ha mëndja që njësoj si mua edhe juve për një moment ju iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbës kronikë, njëri më i rraskapitur se tjetri. Të njëjtët që e nxorën sa e sa herë fitimtarë Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026