Berisha mesazh për nisjen e vitit shkollor: Situata në arsim është dramatike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi fëmijët, mësuesit dhe prindërit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
Në mesazhin e tij ai shprehet se Shqipëria është më e zbrazur se asnjëherë më parë në një kohë që numri i nxënësve ulet nga viti në vit. Ai shkruan në mesazhin e tij se kjo është një situatë dramatike për të cilën kreu i PD-së i fton të gjithë të protestojnë.
Mesazhi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha:
“Së pari urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit në këtë ditë të veçantë për ata dhe mbarë kombin. Veças një urim nga zemra vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë ne bankat e shkollës. Një vit plot shëndet dhe të suksesshëm për të gjithë.
Por të dashur miq, viti i ri shkollor 2024- 2025 e gjen Shqipërinë të zbarzur si asnjëherë më parë.
Numri i nxënësve këtë vit që ulet në bankat e shkollës nga 610 mijë që ishte 11 vite më parë është 350 mijë. Zvogëlimi dramatik i numrit të nxënësve bëhet çdo vit e më i madh. Këtë vit në Qarkun e Korçës nga 1698 nxënës të regjistruar një vit më parë, këtë vit do të ulen në bankat e shkollës për klasën e parë 1302 nxënës. Pra, 396 nxënës më pak, ndërsa në klasën e dhjetë nga 1779 vitin e kaluar, këtë vit u regjistruan 1277, pra 502 nxënës më pak.
Ky vit nis pasi mbi 730 shkolla të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin gjatë viteve të rilindjes dhe 90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm ndërkohë që fondet vidhen dhe ndërtohen shkolla me 5-7 milionë euro dmth 7-8 herë më të larta se në Europë. Viti shkollor nis në kushte ku mbi 120 mijë nxënës do të mësojnë me turne, dhe mbi 50 000 nxënës që do të mësojnë në klasa kolektive.
Ky vit nis pas rënies në pikiatë prej 62 pikësh, më të madhe në botë në testin e PISA-s të cilësisë së arsimit vlerësuar 9 vitet e qeverisjes së Edi Ramës.
Ky vit nis në kohë kur mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit dhe më të keqtrajtuarit e rajonit.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjendjen e rëndë në të cilën fillon punën këtë vit sistemi arsimor në Shqipëri, Partia Demokratike fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihem në protesta të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor dhe po zbraz me shpejtësi Shqipërinë”.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)