Shkollat zbrazen, buxheti i arsimit rritet me 550 mln euro vetëm në vitin 2024
Arsimi ka marrë këtë vit 550 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ky fond është disa herë më i lartë se vitet e kaluara, edhe pse shkollat po përjetojnë një rënie të shpejtë të numrit të nxënësve.
Buxheti për arsimin është rritur në mënyrë progresive nga viti në vit. Në vitin 2014, të ardhurat e dedikuara për sistemin arsimor ishin 390 mln euro me kursin e sotëm, ndërsa për buxhetin e vitit 2024, shuma në dispozicion arrin në 550 mln euro.
Financimi qendron në nivelin 2 deri 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Të dhënat tregojnë se financimi rritet, teksa shkollat në shkallë vendi humbasin cdo vit rreth 15 mijë nxënës. Paratë gjatë viteve të fundit, janë përdorur për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, laboratorë smart, shpërndarjen e librave falas, zbatimin e reformës parauniversitare dhe së fundmi edhe për rritjen e pagave.
Por, të dhënat tregojnë po ashtu se shtimi i buxhetit nuk e ka rritur cilësinë dhe kjo është reflektuar në testimin e PISA-S, për nxënësit 15-vjecarë që testohen në mënyrë periodike.
Për shumë ekspertë dhe zëra kritikë, financimi duhet të jetë sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, në mënyrë që fondet të ngrejnë cilësinë e mësimdhënës dhe aftësimin të nxënësve, e po ashtu të krijohen stimuj në mënyrë që mësuesia të jetë një degë e kërkuar për brezat në vazhdim.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat