Lajçak viziton Serbinë më 10 shtator

9 Shtator 2024 | 18:10

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd më 10 shtator. Lajçak do të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi Presidenca serbe.

Diplomati slloven shkroi më 8 shtator në Facebook se do ta vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për të njëjtin qëllim, javën e kaluar Lajçak vizitoi Kosovën. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak deklaroi se është arritur pajtim për rundin e ri të dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç. Megjithatë, emisari evropian nuk tregoi se kur do të mbahet ky takim.

Gjatë adresimit për media në Prishtinë, pas takimit me Bislimin, Lajçak po ashtu tha se Serbia ka tërhequr letrën që kishte dërguar në Bruksel vitin e kaluar, përmes së cilës kishte shprehur rezerva lidhur me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit për zbatimin e saj.

Kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhjetorin e vitit të kaluar i dërgoi BE-së një letër, përmes së cilës tha se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026