Përballja Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare të të dy skuadrave
Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të luajë në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshjen kundër Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League.
Janë bërë publikë formacionet zyrtare, ku duket se Shqipëria do të luajë me formacionin (4-3-3), me Hoxhën titullar, ndërsa Gjeorgjia me formacionin (3-5-2).
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: “Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, A. Hoxha, Manaj. Trajner: Sylvinho”.
Gjeorgjia: “Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze. Trajner: Ëilly Sagnol”.
Prej orës 17:30 qindra tifozë kuqezi janë mbledhur panë stadiumit “Air Albania” dhe po presin me padurim nisjen e duelit.
Festa ka nisur në shumë bare të qytetit, ku tifozët mes këngëve e valleve patriotike janë mbledhur edhe pranë bulevardit kryesor të kryeqitetit.
Përmes një njoftimi Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji janë shitur.

LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës