“Vuçiç po blen paqe të përkohshme me perëndimin”, gazetari: Ja për çfarë do akuzohet
Gazetari Rid Berisha ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë e në Serbi.
Duke komentuar pajisjen e Serbisë me avionë Rafale të marrë nga Franca, Berisha tha se Serbia mundet që përkohësisht të “blejë paqe me perëndimin” por më vonë ai do të përballet me akuza. Sipas tij kjo është një formë me të cilën perëndimi po përpiqet të kontrollojë Serbinë.
“Perëndimi po përpiqet të kontrollojë Serbinë përmes investimeve gjeostrategjike, ekonomike dhe atyre ushtarake në 5-10 vitet e ardhshme dhe ti japë Serbisë një trastë të pakthyeshme të orientimit të saj properëndimor. Nuk e di sa mund ta arrijë, se ka mjaft zëra skeptik edhe në komunitetin euro-atlantik, nëse kjo nuk do bëhet për shkak të ndikimit ende të fortë që ka Rusia në Serbi.
Aleksandër Vuçiç përkohësisht mund të blejë paqe edhe duke qenë autokrat e duke shkelur të drejtat e njeriut siç bën me shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ai mund të blejë paqe të përkohshme, por një ditë ai do të zgjohet në mëngjes me akuza nga vetë prokurorët serb për korrupsion, për krim të organizuar, për mbështetje të strukturave kriminale e mafioze”,-tha Berisha.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet