“Gjeta orën 500 mijë € të…”,Berisha pas daljes nga SPAK: Çfarë pash në prokurori
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të mërkurë në SPAK. Ai tashmë është zyrtarisht i pandehur nën akuzën për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.
Duke aluduar për një prokurori të korruptuar Berisha tha se gjeti disa “thesare” në atë që e cilësoi si “muzeu i SKAP-it”
“Vizitova pjesën muzeale të Skapit. Në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës. Gjendej fotografia.
Gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror.
Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri.
Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.
Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata.
Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delinkuente e dënuar. Gjendeshin 100 milionë euro të Edi Ramës dhe Beqës. Gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën. Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.
Sot jam zyrtarisht i pandehur. Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik.
Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West