“PS punon intensivisht në terren”- Muça: Avantazhi kryesor që ka për zgjedhjet

11 Shtator 2024 | 22:15

Gazetari Flogert Muça është shprehur se Partia Socialiste punon intensivisht në terren, për t’i nxjerrë votuesit drejt kutive të votimit në datën e zgjedhjeve.

Komentet Muça i bëri në emisionin ‘Barometri’ në Euronews Albania, ku tha se avantazhi i PS për të kaluar pritshmëritë në zgjedhjet e vitit 2025 është kryesisht te dobësia e kundërshtarit.

Ai tha gjithashtu se PS është një parti politike që funksionon përgjatë 365 ditëve të vitit dhe jo me kohë të pjesshme.

“Në këto zgjedhje kam përshtypjen se avantazhi kryesor i PS për të kaluar përtej pritshmërive është kundërshtari. PS ka aktivistë dhe patronazhistë dhe e dinë shumë mirë se kush ka votuar kë. PS nuk është një parti elektorale që funksionon vetëm 3 muaj ose 45 ditë, por 365 ditë të vitit.

E bëjnë të gjitha partitë, por PS punon më intensivisht në terren. Të bie telefoni në të katër anët, nëse të duhet makinë të sjellin makinë të shkosh të votosh.

Të bezdisin deri në pikën që ti je votues i tyre por thua nuk po dal për të votuar se e kanë të fituar dhe sërish të nxjerrin. Janë në njëfarë mënyre të dhunshëm për të nxjerrë votën dhe për ta çuar te kutitë e votimit”, tha Muça.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026