Grupi parlamentar i PS mblidhet të premten në Elbasan

10 Shtator 2024 | 10:21

Partia Socialiste ka zhvilluar të martën mbledhjen e grupit që ka zgjatur vetëm 30 minuta.

Në mbledhjen e grupit të PS ju është kërkuar deputetëve që të jenë prezentë në kohë në seancën e së enjtes për shkak edhe të zhvillimit të interpelancës së kryeministrit Rama me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi për çështjen e mbetjeve të rrezikshme.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se të premten në orën 10:00 grupi parlamentar i PS do të zhvillojë mbledhje në Elbasan.

Pjesë e këtij takimi pritet të jetë dhe kryeministri Edi Rama.

Fokusi i mbledhjes pritet të jetë tek komunikimi publik i deputetëve, integrimi dhe jeta parlamentare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026