Nuk i dha raportin mjekësor për gruan, 54 vjeçari qëllon me sende të forta mjekun
Një 54 vjeçar me inicialet N. M. është arrestuar këtë të enjte në Vorë, pasi dyshohet se ka qëlluar me sende të forta një mjek.
Shkak i kësaj ngjarje mësohet të ketë qenë kundërshtimi i mjekut ndajk 54 vjeçarit, i cili i kishte kërkuar një raport mjekësor për bashkëshorten e tij, pa prezencën e saj.
Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.
Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë