Beteja për miliona euro, Mbappe fiton gjyqin e parë ndaj PSG

13 Shtator 2024 | 10:50

U duk se do të ishte një zgjidhje e lehtë, por me gjasa Mbappe do të duhet të presë ende për 55 milionë eurot, të cilat i detyrohet ish-skuadra e tij PSG. Në gjyqin e zhvilluar të enjten futbollisti ka marrë dritën jeshile nga komisioni ligjor, por ky vendim nuk është pritur mirë nga parizienët, të cilët kanë deklaruar se kanë mjaftueshëm prova favorizuese për ta fituar gjyqin. Në seancën e parë të zhvilluar të enjten, ku pritej që palët të arrinin marrëveshjen, u deklarua se Mbappe nuk është paguar për muajt prill, maj, qershor, si dhe nuk ka përfituar bonuset të cilat i parashikon kontrata.

Në këtë pikë, PSG ishte kundër dhe refuzoi të firmoste marrëveshjen e pajtimit, duke bërë që çështja të shkojë në gjykatë. Në këto kushte pritet që gjyqi mes futbollistit dhe skuadrës në të cilën shkëlqeu të jetë i gjatë, ndoshta edhe për vite me radhë.

Për 7 sezone me radhë 25-vjeçari ishte pjesë e parizienëve ku arriti të fitojë disa trofe si dhe shënoi afro 200 gola.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026