“Vuçiç nuk ka për të bërë gjë”, studiuesi: Do qe marrëzi të vepronte kundër Kosovës
Studiuesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi ka komentuar në emisionin Balkan Talks qasjen që përdori Vuçiç në diskursin e tij përgjatë konferencës së jashtëzakonshme.
Sipas studiuesit, nisur nga retorika që përdor Vuçiç, por dhe nga pozita që ai ka krijuar në Ballkan, nuk pritej që të ndodhte diçka që do të mund të dëmtonte Kosovën.
“Ishte një fjalim i zakonshëmi presidentit Vuçiç, pra kjo është mënyra se si ai komunikon me popullin serb. Ka një pritshmëri shumë të madhe, por edhe tension. Ka një lloj retorike shumë të veçantë, duke e ngritur diskursin dhe pritshmëritë shumë lartë, por tregon që ai është personi që i ul gjakrat. Që kur e dëgjova fjalimin e tij me historinë e konfliktit alla Putin me Rusinë, aty e kutpova që s’kishte për të ndodhur asgjë. Nga stili i tij, është stil që fillon si i inatosur, pastaj u pa që ishte diçka krejtsisht e zakonshme. Unë personalisht e prisja, sepse këtë stil ka ai dhe me aq sa e njoh Serbinë, nuk ka për të bërë asgjë. Ka krijuar një politikë të brendshme ku Vuçiç është në një pozitë të mirë, do ishte marrëzi që ai të bënte ndonjë gjë kundrejt Kosovës, Bosnjes,” u shpreh Krisafi.
Gjithë kjo situatë, lidhur me pritshmëritë e opinionit publik që Vuçiç do të ndërmerrte masa të rënda ndaj Kosovës, është krijuar nga raportimet e mdiave serbe, të cilat më herët kanë deklaruar se presidenti serb pritej ta shpallte veriun e Kosovës, territor të pushtuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë