Leclerc mundi Piastri’n në Azerbaixhan

14 Shtator 2024 | 16:41

Piloti i Ferrari’t, Charles Leclerc arriti të 4’in “Pole positions” rradhazi në “Baku City Circuit” duke lënë pas Oscar Piastri’n në Provat Zyrtare të “Azerbaijan Grand Prix” që u transmetuan në Euronews Albania dhe IN Radio. Drama ndoqi McLaren dhe Lando Norris që u eliminua në sesionin e parë kualifikues. Leclerc vendosi kohën 1m 41.365s, pothuajse 3 të dhjetat më i shpejtë se Piastri në sesionin e 3’të duke zgjatur serinë e “Pole positions” të vendosur këtu në vitet 2021, 2022 dhe 2023. Shoku i skuadrës, Carlos Sainz ja doli të renditej i treti.

Red Bull tregoi shpejtësi maksimale gjatë Provave Zyrtare por në përfundim të sesionit të 3’të u detyrua të pranonte vendet 4 dhe 6. Fituesi i dy garave në Azerbaixhan, Sergio Perez u paraqit më mirë se 3 herë kampioni në fuqi, Max Verstappen. Ndërsa George Russell dhe Mercedes u renditën mes dy makinave Red Bull. Lewis Hamilton pati problem me temperaturën e gomave që nuk e lejoi të shkonte më lart se vendi 7’të. Spanjolli Fernando Alonso  e vendosi një shkallë më poshtë Aston Martin por më mirë se rivalët e Williams, Franco Colapinto dhe Alex Albon që plotësuan Top10 në sesionin e 3’të.

Në një ditë të shkëlqyer për Williams, veçanërisht argjentinasin Colapinto, skuadra mendoi të prishte xhiron e fundit të Albon kur harroi ftohësin e motorrit mbi makinën e pilotit tajlandez.

Ollie Bearman mungoi në sesionin e 3’të për vetëm një të dhjetën pas Albon në përfundim të sesionit të 2’të. Ndërkohë që bëri më mirë se kolegu i Haas, Nico Hulkenberg. Një mesditë për tu harruar për Norris, që do të niset nga vendi i 17’të pas RB të Daniel Ricciardo’s.

Gjithcka pas kalimit mbi bordurë dhe kontaktit të evituar me muret mbrojtëse dhe Esteban Ocon në sektorin e 3’të. Kjo është rradha e nisjes në “Azerbaijan Grand Prix” që do të transmetohet në Euronews Albania dhe IN Radio:

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024