Vuajtjet e pafundme të Kostandinit: Dhimbjen për humbjen e djalit e kalova në punë
Kovaçi Kostandin Qosja ka rrëfyer në emisionin ‘Real People’ në Euronews Albania detaje nga jeta e tij dhe një moment të vështirë që ka kaluar në vitin 1996.
Qosja tha se në vitin 1996 ka humbur djalin e tij në Greqi, i cili ishte 18-vjeç dhe ndërroi jetë pasi u përplas nga treni, pasi së bashku me një shok tjetër, i kishte zënë gjumi në shina.
Qosja tha se lajmin e përjetoi shumë keq, duke shtuar se i biri që kishte ndërruar jetë ishte një djal shumë punëtor.
Ai shtoi më tej se dhimbjen për humbjen e djalit e kaloi kryesisht në punë, duke treguar se ra shumë në të gjitha aspektet pas humbjes së djalit.
“E kujtoj, si nuk kujtohet fëmija. Ka qenë burrë, nuk ka qenë kalama. Bie shumë njeriu kur humb një fëmijë, ndaç nga truri, ndaç nga dashuria, ndaç nga të gjitha. Unë fillova punoja më shumë madje. E kaloja te puna. Unë te puna e kam kaluar jetën. Unë ia thash gruas. Ku kisha më unë zemër t’i bija gërnetës, alamet djali, 18-vjeç djal. Një që ikën nuk kthehet më, është e kotë ta mbash më mendjen atje”, tha Qosja.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)