“Do ndryshojmë skemën e organizimit të plazheve”, Kumbaro: Ja dy pikat kryesore
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumabro tha në një intervistë për Euronews Albania se do të ketë një riorganizim të menaxhimit të plazheve. Ajo tha se shezlongët nuk duhen parë si pjesa kryesore e biznesit, sipas saj vitin e ardhshëm do të shtohet hapësira në plazhet publike.
Kumbaro tha gjithashtu se do të ketë më tepër kontrolle sa i përket transparencës së çmimeve.
“Gjithë verën kemi vëzhguar se si po funksionon menazhimi i plazheve, të cilat ndahen mes menaxhimit që bëjnë bashkitë dhe subjekteve private. Parimi që aksesi në plazh është një e drejtë publike për secilin duhet të prevalojë. Ne kemi bërë ndryshime në 2021-2022, e kemi rritur në 30% hapësirën e plazheve publike, por kemi menduar se duhet një riorganizim.
Bizensi kryesor i një operatori që do të bëjë biznes në fushën e turizmit detar nuk mund të jenë shezlongët. Shezlongët duhet të jenë një atraksion ndihmës i një biznesi më të qëndrueshëm. Hoteli është biznesi kryesor, restoranti është biznesi kryesor, i cili jo domosdoshmërish duhet të ketë një plazh.
Investimeve serioze, hoteleve të mëdha do u jepet mundësia për të pasur një plazh të menaxhuar përpara në funksion të hotelit, por jo të përmbyset balanca. E dyta do të kemi transparencë në çmime. Nuk është e vërtetë se shezlongët kanë qenë me çmime të larta, ka pasur çmime shumë të aksesushme”,-tha Kumbaro.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)